Site icon PORTALB

Disa komuna të Shkupit sot pa energji elektrike

­ Për shkak të intervenimeve teknike në elektro­sistem sot pa energji elektrike nga ora 08:30 deri në orën 14:30 do të mbeten shfrytëzuesit nga rr.”Ferid Zairi” dhe “Vëllezërit Rexhepagiq” në komunën Çair, njoftroi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, pas njoftimit të marrë nga EVN Maqedoni SHA.

Pa energji elektrike nga ora 9 deri në orën 15 do të jenë shfrytëzuesit nga bul.”Brigadat partizane” nr.1 në komunën Qendër, shfrytëzuesit nga një pjesë e f.Krushopek në komunën Saraj, shfrytëzuesit nga rrugët me numrat “1”, “13”, “15” dhe “22” në f.Sopishte në komunën Sopishte dhe shfrytëzuesit nga rr.”Lepenec” në komunën Gjorçe Petrov.

Exit mobile version