Site icon PORTALB

Rasti “Puç”, ish Drejtorit të DZK-së i vazhdohet paraburgimi

Zoran Verushevski

Zoran Verushevski

Edhe tridhjetë ditë iu caktuan masë paraburgimi ish Drejtorit për Zbulim dhe Kundërzbulim Zoran Verushevskit. Gjykatësi në procedurë paraprake ia caktoi paraburgimin për veprën spiunazh dhe dhunim ndaj organeve shtetërore.

Vendimi vjen pas kalimit të tridhjetë ditëve të para paraburgim të cilat Verushevski i mbajti për shkak të posedimit të armëve pa leje.

Zoran Verushevski është i dyshuari i parë në rastin “Puç” së bashku me gruan e tij dhe një të punësuar në komunën e Strumicës. I dyshuari i katërt është lideri i LSDM­së, Zoran Zaev.

Exit mobile version