Site icon PORTALB

Allegri optimist për kualifikimin e Juves

Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri

Juventusi e mposhti Borussia Dortmundin në Torino me rezultat 2:1 në ndeshjen e parë eliminuese të Ligës së Kampionëve.

Pas kësaj fitore, Massimiliano Allegri është optimist se Juventusi do të kualifikohet në çerekfinale të garës më prestigjioze evropiane.

“Do të kemi raste të shënojmë më shumë gola në Signal Iduna Park. Në zonën mbrojtëse ishim shumë të rregullt, ndoshta gabuam në disa korridore, por jam i kënaqur me lojtarët e mi”, ka deklaruar trajneri italian.

“Jurgen Klopp i pozicionoi sulmuesit në një tjetër mënyrë, por ne i frenuam”, ka theksuar ish-trajneri i Milanit dhe Caglarit.

Exit mobile version