Site icon PORTALB

Obduksioni: Tamara ka vdekur nga bronkopneumonia

Tamara

Tamara

Instituti për mjekësi ligjore, pas obduksionit të kryer në trupin e vajzës së vdekur Tamara Dimovska, konfirmoi se  shkaku i vdekjes është bronkopneumonia.

“Në raportin theksohet se arsyeja e drejtpërdrejtë për vdekjen e Tamarës së vogël është bronkopneumonia, e jo shtrembërimi i kurrizit apo mos intervenimi i intervencës kirurgjikale”, thuhet në kumtesën e sotme të Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor. Krahas bronkopneumonisë, thuhet në tej në raport, obduksioni ka konfirmuar edhe ndezje të bajameve dhe bronkit, dhe ndezje relative të gjëndrave limfatike.

Exit mobile version