Site icon PORTALB

Ambasadori amerikan dhe ministri Jashari diskutojnë për aferën e përgjimeve

Jashari - Bejli

Jashari - Bejli

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhes Bejli, në takimin e parë zyrtarë me ministrinë e drejtësisë, Adnan Jashari kanë diskutuar situatën aktuale politike në Maqedoni të  krijuar së fundmi me publikimin e përgjimeve të opozitës dhe rasti “Puç”, njoftojnë nga dikasteri i drejtësisë.

Jashari gjatë takimit ka theksuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm  që ka pasur me ambasadorin e deritanishëm Volers, duke shpresuar se ky bashkëpunim i frytshëm do të vazhdojë edhe me ambasadorin e ri Xhes Bejli.  Nga ana tjetër edhe ambasadori i sapoemëruar Xhes Bejli ka shfaqur gatishmëri për të vazhduar  edhe më tej  këtë bashkëpunim.

Exit mobile version