Site icon PORTALB

Vazhdojnë rindërtimet në Kërçovë

Komuna e Kërçovës "përvesh" krahët

Komuna e Kërçovës "përvesh" krahët

Pas një pauze disa javore për shkak të sezonit veror, këto ditë rifilluan punimet për rindërtimin e rrugës “11 Tetori” dhe shtrimin e disa pjesëve me pllaka betoni.

Aktualisht është në përfundim një pjesë e rrugës e njohur si “Oridska” ose rruga e vjetër e zanatçinjve. Kjo pjesë është shtruar me pllaka betoni dhe është lënë  hapësirë edhe për mbjelljen e drunjve dhe luleve.

Planet për ristrukturimin e disa pjesëve të qytetit të Kërçovës vazhdojnë dhe pas përfundimit, qyteti pritet të marrë një pamje tjetër të re dhe moderne.

Exit mobile version