Site icon PORTALB

Identifikohet shqiptari, vrasës serial në Greqi

Greqi, arratiset një 22-vjeçar shqiptar nga komisariati i Lamias

Autoritetet greke vunë në pranga një shqiptar të enjten, të shpallur në kërkim që prej 2014-s, u pasi dyshohet se është vrasësi serial i tre personave.
Edmond Papajani, 31 vjeç, u vu në pranga pasi grabiste banesat dhe më pas vriste edhe pronarët e tyre në shtetin fqinj. Ai u arrestua të enjten në Patra, ndërsa dje policia doli në komunikim me mediat. Personi në kërkim, mbante 11 pseudonime të ndryshme.

Ai u gjet me një tjetër shqiptar, me të cilin bashkëpunonin në grabitje të ndryshme. Policia dyshon se bashkëpunëtori i tij, një 35 vjeçar shqiptar, është përfshirë në një nga vrasjet e 31-vjeçarit. Mbi 31-vjeçarin rëndojnë edhe akuzat e dhjetëra grabitjeve ne Libanates, Fthiotidha dhe Axaia që prej vitit 2008.

Papajani, i njohur dhe me emrin Vangjel, akuzohet për vrasjen e një 70-­vjeçari grek në Kiparisia në 10 maj të vitit 2011. Shqiptari akuzohet edhe për dy vrasje të tjera, të një të moshuari dhe një gruaje. Ai ka vrarë një 78-vjeçar në një fshat të Tripolit në 4 shtator të vitit 2011 dhe vrasjen e piktores 59-­vjeçare, Katerina Zazani në 18 tetor 2014 në Nakso.

Policia njoftoi se nëse 31-vjeçari nuk do të ishte arrestuar, ai do të kryente vrasje të tjera.

“Nëse nuk do ta arrestonim pas vrasjes së piktores 59-vjeçare, ishte çështje kohe që 31 vjeçari të vazhdonte me vrasjen e katër, të pestë e të gjashtë”, tha Panajoti Stathi, zyrtari policor që doli në konferencë për shtyp.

Kleanthi Papajanopulos, tha se i arrestuari po hetohet edhe për një seri grabitjesh, sidomos ato të ndodhura në zonat e Ftiotida dhe Ahaia nga viti 2008 deri më 2015. Një zyrtar tjetër policor, Panajoti Stathi, tha se 31-vjeçari dhe një shqiptar tjetër, 27 vjeç, fillimisht u arrestuan nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Hetimet e orëve të mëvonshme evidentuan se ai ishte i dyshuari i vetëm i policisë për tre vrasjet e ndodhura vitet e fundit.

“I arrestuari, u rrëfye për vrasjen në Kallamatë më 2011 ku tha se punonte si ndihmës i të moshuarit. Ai kishte mosmarrëveshje me punëdhënësin e tij. Së bashku me një tjetër shqiptar e kanë goditur deri në vdekje të moshuarin. Më pas morën në rrobat e viktimës, 180 euro. Gjatë krimit i arrestuari dhe bashkëpunëtori i tij kishin lënë gjurmë gishtërinjsh që u ruajtën nga grupi hetimor”, tha Stathi.

Exit mobile version