Site icon PORTALB

Britani, janari regjistron sufiçitin financiar më të lartë në shtatë vite

Financat britanike regjistruan një sufiçit rekord prej 8.8 miliard paunfësh për muajin janar të këtij viti duke tejkaluar edhe pritshmëritë e autoriteteve.

Nga të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave të ardhurat tejkalojnë parashikimet prej 6.5 miliard paundësh, aq sa ishte edhe shuma e siguruar një vit më parë.

Në terma më të thjeshtë, kjo shifër përkthehet në ulje të huamarrjes prej qeverisë që zbret në 74 miliard paund, nga 91.3 miliard që është e parashikuar në buxhetin e këtij viti.

Zakonisht në muajin janar financat britanike regjistrojnë gjithmonë një sufiçit dhe kjo falë disa taksave vjetore që paguen çdo fillimviti.

Sekretari i Thesarit, George Osborne deklaroi se të ardhurat rekord, më të lartat në shtatë vitet e fundit tregojnë që ekonomia vendase është në rrugën e duhur. / Top Channel

Exit mobile version