Site icon PORTALB

Punëtori edukative për mbrojtje nga droga, alkooli dhe duhani në shkollat e mesme

Droga

Droga

­ IPSH Shtëpia e Shëndetit e Shkupit ­ Shkupi, në pajtim me aktivitetet programore të Minsitrisë së Shëndetësisë, të hënën (23 shkurt) fillon punëtori edukative për adoleshentë të rinj, për mbrojtje nga keqpërdorimi i varësive nga droga, alkooli dhe duhani, të cialt do të mbahen në shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit. Punëtoritë do të përfundojnë më 2 mars.

Punëtoritë edukative për nxënës të vitit të parë dhe të dytë, kumtoi Enti shëndetësor i Shkupit, do të realizohen në orën e parë dhe të dytë mësimore, sipas oratit të shkollës. Janë përgatitur materiale promovuese edukative të cilat do të ndahen në punëtori (fllaerë për secilin nxënës) dhe posterë me përmbajtje për mbrojtje nga keqqpërdorimi i varëive nga droga, alkooli dhe duhani.

Aktivitetet do të jenë në bashkëpunim me Minsitrinë e Punëve të Brendshme, me nëpunës policor nga SPB SHkup, të cilët në pjesën e punëtorive edukative do t’iu bashkangjiten punonjësve shëndetësor, si pjesë e fushatës Siguri në komunikacion, dhe nxënësve do t’u flasin për dëmet nga përdorimi i alkoolit gjatë dreejtimit të automjetit, qëndron në kumtesën e Shtëpisë së Shëndetit të Shkupit.

Exit mobile version