Site icon PORTALB

Kompanitë: Dilema për projektin “ Hapur me biznesin”

Afaristët kanë dilema në lidhje me projektin e Ministrisë së Ekonomisë, “ Hapur me biznesin”

Afaristët kanë dilema në lidhje me projektin e Ministrisë së Ekonomisë, “ Hapur me biznesin”

Fakti që kompanitë janë të zhgënjyera nga iniciativa që për bazë kanë pasur konsultat pa financa ekonomike, do të shkaktojë dekurajimin e shumë firmave për të përkrahur projektin e Ministrisë së Ekonomisë, “ Hapur me biznesin”.

Projekti “Hapur me Biznesin”, që u promovua nga Ministria e Ekonomisë, e që parasheh konsulta të vazhdueshme me kompanitë, ka krijuar dilema në mesin e disa kompanive për vazhdimin e njëpolitike e cila synon t’u japë shpresë firmave të cilat vështirë arrijn t’i shrytëzojnë linjat e favorshme të kreditimit. Pronarët e kompanive të ndryshme, konsiderojnë se iniciativat e tilla, pa precizua një ndihmë konkrete, të bazuar në ndarjen e një buxheti të caktuar, as qëduhet të përkrahen, sepse me këtë, në opinion, krijohet përshtypja se ministria me të vërtetë është angazhuar për këtë çështje.
Nazim Nesimi, pronar i një ndërmarrjeje të vogël për prodhimin e miellrave, thotë se iniciativat apo projektet që kanë për qëllim stimulimin e ndërmarrjeve çdoherë ngjallin shpresë edhe përkundër faktit se deri më tani nuk është bërë asgjë konkrete në këtë drejtim.

Në kuadër të projektit “Hapur me biznesin”, kompanitë do të kenë mundësi t’i shfaqin sfidat e tyre dhe të propozojnë zgjidhje për t’i kapërcyer ato, t’i japin idetë e tyre në lidhje me mundësitë e shkurtimit të mëtejshëm të afateve për procedura të caktuara, si dhe për të marrë informata shtesë se si të kenë qasje më të lehtë tek fondet IPA dhe linjat e tjera të kreditimit. Gjithashtu, ky projekt do të nxisë mëtej mbështetjen teknike të ofruar nga Ministria e Ekonomisë për kompanitë e ndryshme nëpërmjt programeve të synuara.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperendimore,  Menderes Kuçi,  thotë se kompanitë kanë gjithmonë kontakte me  përfaqësuesit e Ministrisë së  Ekonomisë, sidomos tani kur në ministri kemi përfaqësues shqiptarë,  kontaktet janë të vazhdueshme. Takime të  këtilla janë të mirëseardhura  për kompanitë  të cilët veprojnë në Maqedoni, thotë Kuçi. Ministri Saraçini njoftoi se në kuadër të këtij projekti do të bëhen edhe  sondazhe anonime si dhe hulumtime nëpër kompani, me qëllim të përmirësimit të punës së tyre, gjetjen dhe largimin e pengesave më të zakonshme për të bërë biznes.

Gjithashtu do të bëhen kërkime mbi mundësitë dhe potencialin e kompanive dhe nevojat e tyre në mënyrë që ta përmirësojnë biznesin.

Petrit Pollozhani, profesor universitar, thotë se kjo iniciativë  e Ministrisë së ekonomisë për takime të rregullta me ndërmarrjet do të ketë një efekt pozitiv nëse ka një strategji pune dhe një buxhet për përkrahjen e bizneseve në vendin tonë, por nëse nuk kemi një strategji të këtillë, ato do të jenë vetëm takime miqësore në mes kompanive dhe ministrit. /Portalb

Exit mobile version