Site icon PORTALB

E tmerrshme! Regjimi i Asadit djeg 82 njerëz

Sirianët në Has

Sirianët në Has

Forcat e regjimit sirian kanë djegur për vdekje të paktën 82 njerëz, duke përfshirë 47 civilë dhe 18 fëmijë. Lajmi bëhet i ditur nga një raport i përbashkët i lëshuar nga dy organizata joqeveritare.

Raporti i përgatitur nga Euro-Mid Observer dhe Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut, vuri në dukje mizoritë e kryera nga regjimi i presidentit sirian Basharal Asad.

“Që nga viti 2011, trupat 773 njerëz, duke përfshirë 146 grave dhe 69 fëmijëve, janë gjetur të djegur, për të mbuluar krimet e regjimit ose për të frikësuar opozitën,” thuhet në raport.

Shifrat e cituara nga organizatat në raport nuk do të mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Sipas raportit, praktika e regjimit sirian për të djegur njerëz të gjallë ka marrë pak, ose aspak mbulim mediatik. Qeveria siriane mohon kryerjen e krimeve të tilla.

“Djegia e njerëzve për vdekje apo djegia e kufomave të tyre është një praktikë e miratuar sistematikisht nga forcat e regjimit në qytete të ndryshme siriane gjatë katër viteve të fundit,” tha Fadel Abdul Ghani, kryetar i Rrjetit sirian për të Drejtat e Njeriut.

“Krimet përkuan me disa masakra sektare, kryesisht në Hama ku 38 persona u dogjën të gjallë,” shtoi ai.

Raporti thotë se djegiet janë kryer individualisht në disa incidente dhe kolektivisht për një numër të madh të njerëzve. Raporti shtoi se në disa raste gratë janë djegur pasi janë dhunuar seksualisht.

Siria është kapluar nga dhuna që kur regjimi filloi një goditje të dhunshme në përgjigje të protestave anti-qeveritare në mars 2011, duke shkaktuar një konflikt që ka lënë të paktën 210.000 të vdekur dhe ka zhvendosur pothuajse gjysmën e popullsisë së vendit. /mesazhi/

Exit mobile version