Site icon PORTALB

Mbyllen hetimet për vrasjen misterioze të Enver Haradinajt

Mbyllen hetimet për vrasjen misterioze të Enver Haradinajt

Mbyllen hetimet për vrasjen misterioze të Enver Haradinajt

Mbyllen hetimet për vrasjen misterioze të Enver Haradinajt. Rasti i vrasjes së Enver Haradinajt është mbyllur vetëm pesë muaj pasi ishte vrarë në rrugën Pejë-Deçan.

Prokuroria e Shtetit thotë se me këtë rast është duke u marrë EULEX-it, por këta të fundit konfirmojnë mbylljen e rastit. Sidoqoftë, dorasi i vëllait të Ramush Haradinajt vazhdon të mbetet i pazbuluar.

U fol shumë kur u vra. Pothuajse të gjithë reaguan, por askush më nuk u mor me zbardhjen e vdekjes së tij.

As dorasi nuk u arrestua kurrë. E as pas tetë vitesh, askush nuk arriti të zbulojë krimin e rëndë që ndodhi në qershor të vitit 2005, ditën kur Enver Haradinaj, vëllai i Liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj u qëllua rëndë, për ta gjetur edhe vdekjen, shkruan Express.

Ky rast është mbyllur, vetëm pak muaj pasi ka ndodhur vrasja. Fillimisht për vrasjen e Enver Haradinajt, në polici u vetëdorëzuar Tasim Osaj, si i dyshuar ta ketë kryer këtë akt. Osaj u dorëzua vullnetarisht në korrik 2005.

Por një vit më vonë, për shkak të mungesës së dëshmive, një gjykatë pezulloi rastin kundër Osajt, i cili akuzohej për vrasjen në prill 2005 të Enver Haradinajt, vëllait të ish-kryeministrit e kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Në Prokurorinë e Shtetit thonë se këtë rast e ka misioni europian i EULEX.

Liridona Kozmaqi, Zëdhënëse e Prokurorisë thotë se këto vrasje të pasluftës, i ka të gjitha EULEX.
“Të gjitha këto vrasje të rënda janë në EULEX, ne nuk i kemi ato”, ka thënë Liridona Kozmaqi, Zëdhënëse e Prokurorisë së Shtetit.

Në anën tjetër, EULEX e mohon se është duke u marrë me zbardhjen e vrasjes së Enver Haradinajt. Madje sipas tyre, kjo lëndë ka kohë që është mbyllur.

Sipas Blerim Krasniqit, zëdhënësit aty, kjo vrasje është mbyllur qysh në kohën e UNMIK-ut.

“Të dhënat mbi rastin janë gjetur në bazën e të dhënave të UNMIK-ut. Rasti është mbyllur nga UNMIK-u më 19 tetor 2005, dhe nuk ju është dorëzuar Prokurorisë Speciale të Kosovës”, ka thënë Krasniqi për Express.

Vrasja e Enver Haradinajt, ndodhi në prill të vitit 2005 rreth orës 14.55 minuta, në afërsi të fshatit Raushiq, në magjistralen Pejë-Deçan. Kjo ishte vdekja e tretë në këtë familje.

Dy vëllezër të familjes Haradinaj janë vrarë gjatë luftës (Shkëlzen dhe Luan Haradinaj), ndërkaq dy të tjerë në kohën kur u vra Enveri gjendeshin në qelitë e burgut, njëri i arrestuar me akuzë të Tribunalit të Hagës për krime lufte, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe tjetri, Daut Haradinaj atëkohë i dënuar me 5 vjet e gjysmë burg po ashtu për krime lufte./Orainfo/Portalb

Exit mobile version