Deputeti gjerman në parlamentin Evropian Knut Flekenshtajn është potencuar nga euro komisari Johanes Han se do ta angazhojë që të ndërmjetësojë në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni dhe skandalin me aferën e përgjimeve. Ai ka deklaruar se rruga për në BE nuk duhet vetëm në duart e politikanëve.
Në një intervistë për Nova tv, Flekenshtajn ka deklaruar se duhet një angazhim më i madh i shoqërisë civile për t’i shtyrë politikanët që të gjejnë zgjidhje. Sipas tij përveç gjykatës të pavarura duhet të jenë edhe mediumet, shteti juridik duhet të implementohet hap pas hapi.