Snapchat është në kërkim të rritjes së shumës së financimit të kompanisë edhe me 500 milionë dolarë, përmes një raundi të ri të financimit që do ta rriste vlerën e përgjithshme të kompanisë deri në 19 miliardë dollar, thotë Bloomberg duke cituar një person me njohuri rreth çështjes.
Vlerësimi i fundit është një rritje masive për kompaninë, të cilës Facebook i kishte ofruar 3 miliardë dollar për ta blerë.
Në fund të vitit të kaluar vlera tregtare e Snapchat ishte vlerësuar me më shumë se 10 miliardë dollarë.
Drejtuesit e kompanisë, e cila ua mundëson më shumë se 100 milionë përdoruesve të saj të dërgojnë mesazhe që zhduken pas disa sekondash, janë në bisedime të avancuara me menaxherët e fondeve, tha burimi i informacionit për Bloomberg. (Telegrafi)