Site icon PORTALB

Blihen 23 mijë ton duhan, pjesa më e madhe nga Pellagonia

Duhani

Duhani

Blerja e duhanit është kah fundi, janë blerë 23 mijë ton duhan në vend, informojnë nga Unioni i shoqatave të duhanit në Maqedoni.

“Pjesa më e madhe e sasisë së blerë të duhanit janë nga pjesa e Pellagonisë. Në pjesën lindore të vendit blerja thuajse është kryer. Mbesin edhe 2 deri 3 mijë ton duhan nga sasitë e dakorduara që ti marrin blerësit dhe ato sasi janë më së shumti nga Pellagonia. Çmimi fillestar është 118 denarë për një kilogramë, theksoi Danço Mileski, kryetar i Unionit të shoqatave të duhanit të Maqedonisë.

Sipas Mileskit, blerja mund të përfundojë deri në fund të shkurtit ndonëse afati ligjor është 15 marsi.

Exit mobile version