Ende jam optimist dhe mendoj se jemi shumë afër gjetjes së zgjidhjes së përbashkët dhe eventualisht të premten të gjithë së bashku ta nënshkruajmë raportin, deklaroi kryetari në dorëheqje i Komisionit ad-hoc për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit, Borçe Davitkovski, pas takimeve të sotme të ndara me anëtarët e Komisionit nga VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja.
Ai informon se nesër do të vazhdojë puna e komisionit në përbërje të plotë, në të cilën do të parashtrohen mendime edhe nga takimi i sotëm dhe nëse përputhen, ashtu siç tha ai, puna do të përfundojë me qëllim që deri të premten që vihet deri te zgjidhja.
Është paralajmëruar që mbledhja e nesërme të fillojë në orën 10 ose 10:30 minuta.
Në takimet e ndara me përfaqësuesit e partisë qeveritare VMRO-DPMNE dhe të LSDM-së opozitare i pranishëm ishte edhe eksperti i huaj, Peter Vanhausen.
Liderët e VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së u dakorduan në periudhën që vijon të bëhen përpjekjet e fundit për zhbllokimin e procesit, intensivimin e tij dhe sjelljen e zgjidhjes definitive rreth raportit të komisionit, si përpjekje e fundit për arritjen e marrëveshjes, mossjellja eventuale e të cilit i përkeqëson perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë. /Portalb