Site icon PORTALB

BDI-ja nuk komenton përgjimin e Xhaferit

BDI - Llogo

BDI

Pas publikimit të telefonatës mes zv/kryeministrit Musa Xhaferi me kreun e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Mijallkov, sot nga BDI-ja iu shmangën komenteve.

ALSAT M tentoi të siguronte qëndrime dhe komente nga krerët e BDI-së, Ali Ahmeti dhe vetë Musa Xhaferi, asnjëri prej tyre nuk u ndal. Dy titullarët, së bashku me përfaqësues të tjerë të BDI-së ishin sot në një ngjarje publike, por e kapërcyen kamerën e Alsat, për të mos dhënë deklarata.

Një ditë më parë, zv/kryeministri Musa Xhaferi ishte pjesë e njërës prej telefonatave të përgjuara, shpalosur nga LSDM-ja, teksa fliste me kreun e shërbimit sekret Mijallkov, në kohën kur BDI-ja kishte bllokuar zgjedhjen e kryetarit të gjykatë supreme.

Exit mobile version