Site icon PORTALB

Emërohen anëtarët e trupave, komisionve dhe këshillave kuvendore

Parlamenti i Maqedonisë

Parlamenti i Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në suaza të mbledhgjes së sotme të 35-të e miratoi propozimin qeveritar, me procedurë të shkurtuar të miratohen ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për transformim të ndërmarrjeve me kapital shoqëror dhe të Ligjit për ndërmarrjet publike.

Qëllimi i ndryshimeve ligjore, siç tha minsitri i Ekonomisë, Bekim Neziri, është puna më e mirë dhe më[ transparente e ndërmarrjeve në pronësi shoqëore. “Me ndryshimet e plotësuara jepet edhe mundësia për shitjen e ndërmarrjeve publike të cilat duhet të privatizohen”, theksoi Neziri.

Deputetët i miratuan edhe propozim vendimet për shkarkim dhe emërim të kryetarit dhe anëtarëve t[ këshillave për ndarjen e çmimeve shtetërore “23 Tetori”, “11 Tetori”, “Nëna Terezë” he “Shën Klimenti i Ohrit”.

Kryetari i Këshillit për ndarjen e çmimit “11 Tetori” do të jetë akademikja Katica Qullafkova në vend të kryetarit të deritnaishëm Mitko Manxhukov, ndërsa për çmimin “23 Tetori” akademikja Vera Bitrakova – Grozdanova në vend të akademikut Vllado Mtaevski. Për çmimin “Nëna Terezë” anëtari i deritanishëm i Këshillit Andon Çibishev shkarkohet dhe në vend të tij vjen dr. Oliver Zafirovski, drejtor i Institutit për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle, përderisa për çmimin “Shën Klimenti i Ohrit” në vend të anëtarit të deritanishëm të Këshillit, poetit Nikolla Maxhirov, vjen poeti dhe shkrimtari Jovica Tasevski Eternijan.

Kuvendi në mbledhjen për anëtar të Komisionit të Agjencisë për komunikime elektronike e emëron Goran Velinovin, doktor i sjkencave informatike. U miratua edhe Vendimi për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për vendimmarrje në shkallë të dytë në sfer[n e mbikëqyrjes inspetuese dhe procedurës kundërvajtëse. Deputetët në kuadër të mbledhjes u deklaruan edhe për disa propozim vendime për zgjedhje të anëtarëve të disa trupave kuvendor.

Exit mobile version