Site icon PORTALB

Gratë suedeze solidarizohen me myslimanen që u sulmua

"Instagrami" mbushet me suedeze të mbuluara

"Instagrami" mbushet me suedeze të mbuluara

Femrat në Suedi kanë postuar foto të tyre të veshura me shami tradicionale myslimane në internet, në solidaritet me një vajzë që u sulmua për shkak të mbulesës.

Në mesin e grave që marrin pjesë në këtë protestë, janë edhe disa politikane dhe disa që punojnë nëpër televizione, transmeton BBC.

Aktivistët kryesor në “protestën e hixhabit” (mbulesës) i kanë bërë thirrje qeverisë që të sigurojnë që femrat në Suedi të jenë të garantuara për drejtën e lirisë fetare.

Sipas BBC, një femër e lënduar, para disa ditëve është dërguar në spital, pasi që është sulmuar dhe i është grisur mbulesa, e pastaj është goditur në kokë.

Gjatë sulmit, sulmuesi ka filluar të bërtas me ofendime raciste ndaj gruas, e cila ishte shtatzënë.

Mijëra foto janë postuar në Instagram si shenjë solidariteti me gruan nën moton #hijabuppropet. / Portalb.

Exit mobile version