Në këto rrethana duhet të vazhdojë procesi për padinë penale ndaj ministrit të financave Zoran Stavreski, ka deklaruar Sllagjana Taseva.
“Duket qartë se Zoran Stavreski është i shqetësuar për padinë për shkak se Gjykata Kushtetuese ka mbyllur rregulloren e ministrit. Vetë Prokurori publik ka bërë vepër penale duke e hedhur këtë padi”, th Taseva.
Sllagjana Taseva gjatë vitit 2011 ka ngritur padi penale ndaj ministrit Zoran Stavreski për ndarjen e 1.3 milion eurove nga buxheti i shtetit për financimin e partive politike. Në të njëjtën ditë Stavreski ngre padi ndaj Tasevës për padi të rrejshme.