Site icon PORTALB

Plenumi Studentor insiston që debati të bëhet në universitet

Plenumi Studentor do të merr pjesë në grupet e punës, mes Ministrisë së Arsimit dhe universitetit  “Shën Kirili dhe Metodi”, vetëm nëse bisedimet mbahen në terren neutral apo nëse temë bisedë do të jetë hartimi i një ligji krejtësisht të ri për arsimin e lartë. Në të njëjtën kohë nga plenumi studentor përkujtojnë ministrit të arsimit Abdilqim Ademi, se për demokraci mund të flasin vetëm qeveritë demokratike.

“Ne insistojmë që debati të jetë në terrenin tonë, në universitetet. Derisa ministri ose një përfaqësues tjetër nuk do të vij në terrenin tonë, atëherë do të duam që debati të mbahet në terren neutral dhe jo në ministri apo qeveri. Konsiderojmë se ne tani jemi në pozitë që duhet të dëgjohemi, për këtë shkak kemi marrë hapa të tillë. Duhet që seriozisht të merremi në konsideratë. Pajtohemi me deklaratën e ministrit se e drejta e çdo kujt përfundon aty ku fillon e drejta e tjetrit, mirëpo mendoj se vetëm qeveritë demokratike mund të flasin për demokraci”, tha Anastasija Petrevska, Plenumi Studentor.

Plenumi Studentor është futur në ditën e pestë të okupimit të fakulteteve. Ditë më parë ata bën thirrje për solidarizim dhe ndihmë me produkte ushqimore. Ndërkohë, nëpër fakultetet e okupuara dhe Zonat Autonome, vazhdojnë aktivitetet e studentëve. Studentët kujtojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre, e aq më pakë të marrin pjesë në grupe punuese të cilat punojnë për ndryshimin e ligjit për arsim të lartë dhe jo hartimin e një ligji të ri, ashtu siç kërkojnë studentët.

Exit mobile version