Në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një femër pasi që e njëjta, pas një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar fizikisht viktimën tjetër femër me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje.