Pas 29 vitesh presidencë të Silvio Berlusconit (përvjetori më 20 shkurt) Milani duket se ndryshon pronësi. Sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, kuqezinjtë kanë gjetur një ortak nga Azia: një grup tajlandez, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur për momentin, ka vënë në pjatë plot 1 miliard euro (plus kapitale të tjera për stadiumin e ri).
Dy javë më parë Berlusconi ka firmosur paraakordin në Arcore, por fillimisht grupi aziatik do të marrë në duar vetëm 30% të aksioneve (300 milionë), por brenda tre vitesh ata mund të zotërojnë mazhorancën e klubit kuqezi.
Javën e ardhshme do të bëhet edhe takimi vendimtar.