Site icon PORTALB

“Romeo dhe Xhulieta” kosovarë, ikën në Francë në emër të dashurisë

“Romeo dhe Xhulieta” kosovarë

Fatoni 25 vjeçar dhe Rama 22 vjeçare, para dy viteve u larguan nga Mitrovica për në Francë, duke ikur nga familja e vajzës, për ta shpëtuar dashurinë e tyre.

Gazeta franceze “Nordeclair”, shkruan se familja e vajzës i kërcënoi me vdekje çiftin, nëse ata kurorëzonin dashurinë në kundërshtim me vullnetin e tyre, transmeton lajmi.net.

Këtë histroi të pazakontë e ka treguar për gazetën, avokati i çiftit, Jean-Pierre Mougel, i cili po u ndihmon atyre që të fitojnë të drejtën e azilit në Francë.

Çifti pretendon se i ati i vajzës, nga një familje e pasur shqiptare, nuk e pranoi që vajza e ti të bie në dashuri me Fatonin, një djalë i rangut më të ulët social.

Ai donte që vajzën e tij ta martonte me një burrë më të pasur, por shumë më i vjetër se ajo.

Por çifti vendosi të ikë për në Francë, dhe nga romanca e tyre, tani kanë lindur një djalë, i cili tashmë ka mbushur një vit.

Çifti betohet se nëse ata kthehen në vendlindje, jeta e tyre do të rrezikohej, pasi familja e vajzës i kishte kërcënuar me vdekje.

Ata kanë paraqitur dokumente të mjaftueshme, dëshmi të paraqitjes së rastit në policinë e Kosovës, për kërcënimet që kanë marrë. Megjithatë këto dokumente nuk kanë arritur që t’ua sigurojnë azilin atyre, pasi gjykata vlerëson se ekziston një dallim në mes të një refugjati politik dhe një refugjati i cili i ikë hakmarrjes private. (lajmi.net)

Exit mobile version