Site icon PORTALB

Pamela Anderson ndahet për herë të tretë nga bashkëshorti

Pamela Anderson and Rick Salomon

Pamela Anderson dhe Rick Salomon

Pamela Anderson do të divorcohet për herë të tretë nga bashkëshorti i saj, Rick Salomon, pasi ylli i serialit ‘Baywatch’ është martuar dhe divorcuar edhe dy herë të tjera nga lojtari i pokerit.

Pamela dhe Salomon u martuan në fillim në vitin 2007 dhe u divorcuan vetëm 2 muaj pas celebrimit. Më pas, në janar të vitit të kaluar u martuan edhe një herë tjetër, për t’u ndarë sërish pas 6 muajsh. Gjithsesi, këtë ndarje ajo e anuloi një javë më vonë.

Tashmë, sipas ‘TMZ’, Pamela Anderson ka vendosur të ndahet për herë të tretë. E treta e vërteta?

47-vjeçarja ka qenë e martuar më parë edhe me muzikantët Tommy Lee (1995-1998) dhe Kid Rock (2003-2006).

Exit mobile version