Elita 5– Nominohen për kthimin e madh nëskenën muzikore gjatë vitit 2014 duke publikuar albumine tyre më tëri “Mohikani i Fundit”. Rok grupi legjendar shqiptar tregoi edhe një herë pse e gëzon këtë epitet. Me albumin “Mohikani i fundit” sollën disa këngë fantastike, ku hiti më i madh doli të jetë super projekti “Më fal” për të cilin inçizuan edhe një video klip po aq të realizuar.Kjo këngë gëzon rreth 3milionë klikime të cilat janë pa asnjë dyshim me meritë të plotë.
Tuna-Edhe një vit i suksesshëm për Tunën, e mbylli vitin me tre projekte dhe suksese tjera në spektakle televizive. E nisi 2014-tën duke ja uruar të dashurit të saj Shën Valentinin me këngën “Babe”. Më pas, suksesin më të madh e shënoi me projektin “MMV” me Getoar Selimin – një projekt i përmasave gjigante i cili arriti mbi 7 milionë klikime dhe u konsiderua prej këngëve më të suksesshme të verës. I një fryme të re ishte edhe projekti “Pardon”, një projekt muzikalisht më ndryshe që arriti mbi 3 milionë klikime. Përveç kësaj, Tuna filloi serinë e dytë të turneut Fenix Tour 2, me performanca speciale, ku u përfshinë robotë, valltarë e performanca ‘live’ në disa prej klubeve më të mëdha shqiptare.
Visar Rexhepi– Nominohet për sukseset e arritura gjatë vitit 2014. Këngët e reja dhe videoklipet e realizuara i sollën atij suksese duke u vlerësuar edhe me çmime. Visar Rexhepi me këngën “Alibi” fitoi çmimin e parë nga juria profesionale në festivalin ndërkombëtar të Ohrit, po ashtu gjatë vitit të kaluar ai u vlerësua edhe si interpretuesi më i mirë në kuadër të manifestimit “Netët e klipit shqiptar”.