Site icon PORTALB

Është gjuajtur me gurë një taksi në Aerodrom të Shkupit

TAXI

TAXI

­ Një grup personash të panjohur, mbrëmë rreth orës 21:30 kanë gjuajtur me gurë një taksi në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup.

Siç informojnë nga policia, në taksi kanë udhëtuar V.N. (18) nga Shkupi së bashku edhe me dy persona të tjerë. Gjatë hedhjes me gurë është thyer xhami i përparmë i automjetit.

Pas kësaj, personat e panjohur, me kontejner të rrugës ia kanë penguar rrugën automjetit dhe pasi që është ndaluar, sulmuesit me përdorimin e forcës fizike i kanë sulmuar udhëtarët, duke u shkaktuar lëndime trupore personit V.N.

Pas masave të ndërmarra nga SPB Shkup, janë arrestuar tre persona N.T. (16), S.C. (16) dhe S.N. (17) të gjithë nga Shkupi, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë adekuate. Policia po ndërmerr masa për konstatimin e identitetit edhe të personave të tjerë, pjesëmarrës në dhunë.

Exit mobile version