Site icon PORTALB

Paris Hilton lë argëtimin

Paris Hilton

Paris Hilton

Ylli televiziv Paris Hilton pranoi se nuk po ka kohë të ndjekë ndejat e ndryshme, për shkak se është shumë e zënë me biznesin e saj që e kap vlerën e 20 milion funteve.

Trashëguesja e hoteleve Hilton së fundmi ka filluar një biznes për të cilin thotë se vlen miliona funte, dhe ky është shkaku kryesor që ajo nuk po ka kohë të argëtohet natën nëpër klube të ndryshme.“Si tinejxhere jam argëtuar shumë dhe më kanë pëlqyer ahengjet.

Mund të them lirshëm që çdo mbrëmje frekuentoja lokalet e natës. Por tani jam shumë e zënë me biznesin tim”, ka deklaruar 32-vjeçarja.

Exit mobile version