Një familje myslimane tre anëtarëshe është masakruar nga një vrarës gjakftohtë në një lagje të qetë të Karolinës së Veriut.
Policia i ka identifikuar viktimat si Deah Shaddy Barakat, 23-vjeçar, gruaja e tij Yusor Muhammed, 21 vjeçare, dhe motra e saj Razan Mohammad Abu-Salha, 19 vjeçare.
Zyrtarët thanë se viktimat janë vrarë në “stil të ekzekutimit” në shtëpinë e tyre në orën 05:11. Të ndjerit banonin në një pallat ku jetonin kryesisht student dhe profesionistë të rinj, në Chapel Hill.
Agresori dyshohet të jetë një burrë 46-vjeçar, i quajtur Craig Stephen Hicks, dhe është arrestuar për tri vrasje të shkallës së parë.
Vrasjet makabre shkaktuan zemërim tek myslimanët, veçanërisht në mediat sociale, ku njerëzit po postojnë fotografitë e të rinjve duke studiuar apo duke luajtur basketboll.
Djaloshi i ri amerikan Daeh Shaddy Barakat ishte duke ndjekur studimet për stomatologji në Universitetin e Karolinës së Veriut dhe bënte punë vullnetarë me një organizatë bamirësie që siguronte ndihma për fëmijët në Palestinë.
Ai kishte postuar rregullisht në Twitter, e ndër të tjerash në muajin janar kishte shkruar: “Është aq e frikshme dhe trishtuese se si njerëzit thonë “vrisni hebrejtë” apo “vrisni palestinezët”. “Sikur kjo të zgjidhte ndonjë gjë”.”
Ndërsa gruaja e Barakat, vetëm 21 vjeçare, kishte filluar studimet në North Carolina State University verën e kaluar, dhe ishte duke studiuar Arkitekturë dhe Dizajn i Mjedisit. viktima e tretë Razan Mohammad Abu-Salha, 19 vjeçare ishte blogere e suksesshme ndërsa në blogun e saj shprehte interes te veçantë për fotografinë.
Masakra është krahasuar me të shtënat në Charlie HEBDO në Paris, dhe shumë banorë kërkuan nga presidenti i vendit Barak Obama dhe figurat e larta fetare të dënojnë sulmet. /mesazhi/