Site icon PORTALB

Maqedonia vendi më pak tërheqës për investimet e huaja

Maqedonia më pak atraktive për investime të huaja

Maqedonia më pak atraktive për investime të huaja

Maqedonia është vendi më pak tërheqës për investime të huaja në rajon shkruan në raportin vjetor të Konfrerencës për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNCTAD).

Sipas këtij raporti, para Maqedonisë gjenden të gjitha republikat ish-jugosllave, madje edhe Kosova. Në raportin e UNCTAD-it për vitin 2012, në vend të parë për nga investimet e huaja është Kroacia me 1,25 miliardë dollarë, pasojnë Bosnja dhe Hercegovian me 633 milionë, Mali i Zi me 609, Serbia me 352 milionë, Kosova me 298 milionë, Sllovenia me 145 dhe Maqedonia me 135 milionë dollarë, shkruan gazeta kroate “Jutarnji list”.

Nga vendet e rajonit, Shqipëria ka pasur 957 milionë dollarë investime të huaja, ndërsa nga vendet evropiane më së shumti investime të huaja ka pasur Britania e Madhe me mbi 62 miliardë dollarë. /Portalb 

Exit mobile version