Të shtunën në Tetovë më datë 28.02.2015 në Tetovë organizohet gara Slem Poezi (Slam Poetry) ku poetët recitojnë poezi të shkruara vet. Aktualisht është duke u përpiluar lista e pjesëmarrësve dhe të gjithë të interesuarit mund të marrin pjesë, thonë për Portalb, organizatorët. Ngjarja do të mbahet në ODA në orët e mbrëmjes.
Ata thonë se për pjesëmarrje është e nevojshme të përmbushen kushtet në vazhdim:
-të zgjidhni tekst autori me të cilin do te përfaqësoheni,
-të e mësoni tekstin përmendësh në mënyrë që të e recitoni,
-të përgatitni shfaqe jo më të gjatë se 5min.
Për pjesëmarrje duhet të paraqiteni me 1 më të gjatë ose 2 këngë më të shkurtra, me kohëzgjatje jo më shumë se 5min,në e-mail: poetri.slam@yahoo.com më vonë gjer 15.02.2015.
Për më shumë informata hapeni vegëzën e ngjarjes në Facebook.