Site icon PORTALB

Studentët e uzurpuan fakultetin Filozofik, shpallet autonomi studentore (FOTO)

Studentët në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup shpallën autonominë studentore duke uzurpuar Fakultetin Filozofik dhe Filologjik në Shkup.

Mijëra student ndodhen në foajenë e Universitetit Filozofik me transparente “Zonë Autonome”.

Studentët me vete kanë marr ushqim, pije dhe fruta që i ndajnë me njëri tjetrin.

Aktualisht në sallën e ligjërimit të studentëve të Fakultetit këndohet kënda “Viva La Academia” dhe me duartrokitje ato janë mbështetura nga profesorët  e tyre.

Një numër i madh i studentëve po lëshojnë ligjëratat dhe ju bashkëngjiten studentëve në foaje.

 

Exit mobile version