Site icon PORTALB

Përforcohet Drita e Bogovinës

Driton Zeadini në pranverën e këtij viti ishte huazuar te Gostivari

Driton Zeadini në pranverën e këtij viti ishte huazuar te Gostivari

Drita e Bogovinës pas fitores së parë që shënoi në kampionatin e Ligës së Dytë të Maqedonisë, ka paralajmëruar se do të jetë një nga skuadrat që do të kërkojë dhe kreun e tabelës. 

Por skuadra e udhëhequr nga trajneri Jeton Beiqri nuk ka ndalur me përforcime duke parë rëndësinë e kampionatit dhe ekipet tjera që janë përforcuar shumë dhe se ky sezon do të jetë një ndër më të vështirit deri në fund. Në ekip kanë ardhur dy futbollistë nga Gostivari, janë Driton Zeadini dhe Darko Ignajtovski. 

Driton Zeadini në pranverën e këtij viti ishte huazuar te Gostivari, ndërsa Darko Ignjatovski ish-futbollist i Renovës me Gostivari u bashku që në verën e vitit 2012. 
Me këto dy përforcime skuadra e Dritës do të jetë edhe më e fortë që në fillim të kampionatit, i cili në fund do të mbetet me vetëm 10 skuadra. 

Exit mobile version