Kryeministri Gruevski dje pasdite ka konvokuar mbledhje me ministrat e kabinetit të tij. Në këtë mbledhje kanë qenë edhe ministrja Gordana Jankullovska dhe zëvendëskryeministri Zoran Stavrevski, biseda e të cilëve u publikua në ditën e parë të “bombave”.
Burime të portalit “Libertas” kanë thënë se Stavrevski vetëm ka heshtur dhe dukshëm ka qenë i pa disponuar, kurse Jankullovska ka pasur fytyrë të pikëlluar. Sipas këtyre burimeve, më e shqetësuar pas publikimit të “bombave” gjoja është treguar ministrja e kulturës, Elizabeta Kançveska Milevska.
Burimet kanë thënë se në këtë mbledhje fare nuk është biseduar për “bombat”, por përshtypja e ministrave ka qenë se kryeministri i ka ftuar për të parë disponimin e tyre pas publikimit të “bombave” të para.