Site icon PORTALB

Shilegov: A do ta padisë Jankullovska MPB për përgjimet e paligjshme?

Petre Shilegov

Petre Shilegov

Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, pyet ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska se a do të padisë Ministrinë e Punëve të Brendshme për përgjime të paligjshme.

Shilegov thotë se ministrja ka 9 vite që flet për respektimin e ligjit dhe të Kushtetutës.

“Meqë ajo ka 9 vite që flet vazhdimisht për veprim në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, më intereson nëse Jankullovska do të padisë MPB-në për përgjim të kundërligjshëm dhe të palejuar”, shkruan Shilegov.

Të hënën, kreu i LSDM-së Zoran Zaev publikoi përgjimin e një bisede telefonike të zhvilluar mes ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe zv.kryeministrit të Financave, Zoran Stavrevski.

Ata flasin për një nismë parlamentare që ka ndërmarrë deputeti Tito Petkovski, në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Ljube Boshkovski.

Exit mobile version