Site icon PORTALB

Paraburgim për një shkupjan i dyshuar për keqpërdorim të regjimit pa viza

MPB

MPB

Sektori për tregti me njerëz pranë SPB – ¬Shkup, është dorëzuar kallëzim penal kundër A.I (57) nga Shkupi i dyshuar se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të regjimit pa viza me shtetet¬ anëtare të Bashkimit Evropian dhe marrëveshjes së Shengenit”.

Shkupjani i denoncuar në periudhën nga viti 2013 ka organizuar dhe ka transportuar shumë shtetas të Republikës së Maqedonisë nga më shumë qytete të shtetit në vendet ¬anëtare të BE-¬së si kërkues të azilit. A.I. ka organizuar një grup transportuesish dhe i ka shfrytëzuar automjetet e tij, si dhe automjetet të cilat i ka huazuar nga miq për kompensim në të holla. Pasi që të organizonte një grup të kërkuesve të azilit të rrejshëm nëpër gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë ai i ka transportuar dhe në mënyra të ndryshme ka organizuar transport në vendet ¬anëtare të BE¬-së. Nga MPB¬-ja sot shpjegojnë se A.I. sipas marrëveshjes paraprake dhe avansit të marrë për një person nga 150 euro në fillim korrikut të vitit 2013 ka organizuar një grup prej 18 personash të cilët kanë pritur afër pompës së benzinës tek varrezat “Butel” dhe me automjetin e tij personal “Volsvagen Sharan” me targa të Shkupit i ka transportuar shtetasit e Maqedonisë përmes VK “Bogorodica”. Pasi që i ka futur në Greqi i ka hipur në trajekt udhëtarët kërkues të azilit të rrejshëm, ndërsa trajektin vetë ata e kanë paguar nga 35 euro për person. Nga Italia kanë vazhduar me të njëjtit automobila përmes Austrisë deri në Gjermani deri në qytetin Dortmund në të cilin është locuar kamp për kërkues të azilit ku për transport kanë paguar edhe nga 150 euro.

Nga mesi i korrikut të vitit 2013, thuhet në kumtesë, ai gjithashtu ka organizuar grup më të vogël prej 7 persona dhe gjithashtu si edhe në rastin paraprak u ka marrë kapar prej nga 150 për udhëtar dhe pasi që i ka marrë nga vendi i dakorduar në Bit Pazar sipas të njëjtës marshutë me automjetin e tij personal i ka transportuar shtetasit e RM¬së përmes VK “Bogorodica” në Greqi pastaj me trajekt deri në Itali. Nga Italia përmes Austrisë i ka transportuar deri në kampin për azil në Dortmund¬ të Gjermanisë.

Exit mobile version