Site icon PORTALB

Obama: Moska vazhdon të shkelë marrëveshjet

Obama: Injoroni filmin!

Barack Obama

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme që të furnizojnë me armë Ukrainën nëse diplomacia do të dëshotjë. Por konfirmojnë se nuk do të marrin pjesë në samitin e Minsk së bashku me Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Ukrainën dhe pse vazhdojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me aleatët.

Është ky mesazhi që Barak Obama i dërgon Rusisë dukë konfirmuar zërat që qarkullonin prej ditësh. Konfirmim që u bë para kancelares gjermane Angela Merkel, gjatë takimit në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë. Por Merkel nga ana e saj ritheksoi se nuk do të ketë asnjë zgjidhje ushtarake për krizën ukrainase. Takimi mes dy liderëve vazhdoi më shumë se dy orë ndërkohë ë në Bruksel ministrat e jashtëm të bashkimit Europian vendosnin sanksione të reja ndaj Moskës. Por dhe vetë kancelarja gejrmane Merkel theksoi se rezultati i samitit është i paparashikueshëm dhe se kriza ukrainase rrezikon paqen në Europë.

Putin nga ana e tij paralajmëroi Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Rusia nuk do të pranojë asnjë ultimatum dhe se asnjeri nuk mund ti drejtohej një presidenti me tone ultimatum. Orët e fundit Kievi denoncoi sërish Moskën duke pohuar se 1500 ushtarë rusë kanë kaluar kufirin me Ukrainën në 8 shkurt, të pakisur me armatime të rënda. Ndërsa ditët e fundit janë regjistruar me dhjetëra viktima.

Exit mobile version