Site icon PORTALB

TM: Qeveria aktuale nuk respekton parimin kryesor për ndarjen e pushtetit

Transparencë Maqedoni

Transparencë Maqedoni

Puna jotransparente e organeve të qeverisë e ka arritur kulminacionin, që paraqet kërcënim direkt për rend kushtetues dhe sigurinë e qytetarëve dhe gjithë shoqërisë, deklarojnë nga ‘Transparencë Maqedoni’, duke theksuar se Maqedonia po gjendet në një krizë politike dhe juridike.

TM ka theksuar disa problem thelbësore lidhur me rastin aktual të ashtuquajtur “Puç”.

“Qeveria aktuale nuk respekton parimin kryesor për ndarjen e pushtetit të garantuar me Kushtetutën e Maqedonisë. Kryeministri në fjalimin e tij të fundit drejtuar qytetarëve garantoi transparencë në procedurën gjyqësore për rastin “Puç”, duke u vendosur mbi të gjitha organet duke përfshi edhe gjykatat. Me këtë ai vërtetoi shqetësimin e bashkësisë ndërkombëtare se në Maqedoni, është fshirë kufiri ndërmjet shtetit dhe partisë.

Exit mobile version