Site icon PORTALB

Ja gruaja me flokët më të gjatë në botë (Foto)

Ja gruaja me flokët më të gjatë në botë

Ja gruaja me flokët më të gjatë në botë

Asha Mandela ka flokë të gjatë 16 metra, që peshojnë 19 kilogramë dhe që mund ta paralizojnë sipas doktorëve sepse pesha e tyre krijon probleme në qafë dhe shtyllën kurrizore, por ajo ka theksuar se nuk do t’i presë kurrë.

Nëna e një djali 11-vjeçar është shprehur: “Flokët janë bërë pjesë e imja. Janë jeta ime dhe kurrë nuk do i pres. Për mua është njësoj si të vrisja veten po t’i prisja.”

47-vjeçarja mban rekordin Gines për flokët më të gjatë në botë dhe thekson se i duhen dy ditë për t’i larë dhe tharë ato.

Kur del nga shtëpia, Asha i fut në një çantë flokët në mënyrë që të mos fshijë rrugët apo t’i ngecin në dyert e autobuzit. 47-vjeçarja e lindur në Trinidad Tobago ka nisur t’i rrisë flokët 25 vite më parë pas një “thirrjeje shpirtërore”, siç thotë ajo.

Në vitin 2009 Asha ka hyrë në librin e rekordeve Gines pasi matja tregoi që gjatësia e flokëve të saj ishte 5.7 metra, por një matje jozyrtare e muajit të fundit ka treguar se gjatësia e flokëve të saj është trefishuar.

Exit mobile version