Site icon PORTALB

Përmbytjet, Serbia akordon 50 mijë euro ndihma për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Qeveria e Serbisë ka vendosur që të akordojë një fond prej 50 mijë eurosh për t’i ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura në Shqipëri dhe në Maqedoni.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, e cila ka vendosur dërgimin e ndihmave në jug të Shqipërisë dhe në disa zona të Maqedonisë, të cilat janë prekur nga përmbytjet, transmeton Top Channel.

Ndihma e qeverisë serbe vjen pasi në tetorin e kaluar qeveria shqiptare akordoi një fond prej 200 mijë eurosh për përmbytjet e ndodhura në Serbi dhe në Bosnje Hercegovinë.

Exit mobile version