Site icon PORTALB

Vriten 24 oficerë policorë në Egjipt

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Së paku 24 oficerë policorë egjiptian raportohet se janë vrarë në një sulm që është bërë në gadishullin e kapluar nga dhuna, Sinai.

Zyrtarët e sigurisë në këtë shtet njoftojnë se policët janë sulmuar nga persona të armatosur në afërsi të Rafah në kufi me Gazan, mëngjesin e së hënës.

Militantët kanë rritur numrin e sulmeve në Sinai, kryesisht duke e pasur si cak, forcat e sigurisë në Egjipt, që prej se ushtria e hoqi nga pushteti presidentin islamik, Muhammad Morsi më 3 korrik.

Së paku 830 persona janë vrarë javën e kaluar në përleshjet në mes të përkrahësve të Morsit dhe forcave të sigurisë.

Exit mobile version