Site icon PORTALB

Raporti i KEPJ: Në Maqedoni kemi përkeqësim dramatik të stabilitetit

Statuja që vret, Shkup, foto nga: Robert Atanasovski

"Statuja që vret", Shkup, foto nga: Robert Atanasovski

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë hetuar se në Maqedoni ka një përkeqësim dramatik të stabilitetit të vendit në vitin 2014. Kështu shkruan raporti i fundit i Këshillit Evropian Për punë të Jashtme.
Raporti në fjalë vlerëson ecurinë në sferën e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Në lidhje me Maqedoninë, ky raport shkruan se arsye për brengosje janë marrëdhëniet e brishta ndër-etnike si dhe rikujton vërejtjet e ashpra të Komisionit Evropian ndaj Maqedonisë për mediumet dhe gjykatat.

Në përmbledhje thuhet se Ish Republika e Maqedonisë ka ngecur në rrugën e euro-integrimeve ndërsa shtetet anëtare në BE nuk kanë arritur në ndërmarrin asnjë iniciativë për ti lëvizur punët përpara për këtë vend, shkruhet në raport.

Exit mobile version