7 gjëra që askush nuk t’i tregon për vitin e parë të martesës

Nuk është çdo gjë përrallore, por mos u shqetësoni, do ta përballoni! E keni vendosur t’i thoni “po” dashurisë së jetës suaj, keni organizuar një darsëm të bukur në të cilën janë kënaqur të gjithë miqtë tuaj dhe anëtarët e familjes, dhe tani jeni gati për gëzim në çift.

Ja disa situata që ju presin në dymbëdhjetë muajt e parë të jetës së bashku, për të cilat askush më parë nuk ju ka paralajmëruar.

Jeta e përbashkët do të ju përgënjeshtrojë (demantojë)
Para martesës keni folur për barazi gjinore dhe kryerjen e detyrave në shtëpi, dhe jeni marrë vesh se nuk do t’i qëndroni ndarjeve tradicionale. Por jeta e vërtetë shpesh do të ju përgënjeshtrojë. Nëse punoni me ndërrime dhe arrini në shtëpi para partnerit tuaj, me siguri se ju thjeshtë do të filloni me përgatitjen e drekës, darkës ose të paktën të porositni diçka të gatshme. Edhe kjo është në rregull. Por në rregull është të bëhet edhe anasjelltas.

Duke ndihmuar në shtëpi është paralojë e shkëlqyer
Derisa nuk keni jetuar bashk, keni qenë i disponuar për seks në çdo kohë të ditës apo natës. Sot, po vëreni se interesi për çlodhje në dhomën e gjumit varet nga shumë faktorë, ndër të cilët rol të rëndësishëm luan sasia e obligimeve që ju pret në pjesën tjetër të shtëpisë, dhe se sa do të ju ndihmojë ai në rregullim.

Shumica e zënkave fillon rreth lavamanit
Çelësi i një martese të lumtur ekziston, dhe mund të blihet me para, por vetëm nëse mundeni të vendosni dy lavamanë në banjo. Në të vërtetë, në këtë mënyrë të pazakontë ju mundeni që më parë të shpëtoni nga të gjitha diskutimet dhe zënkat e mundshme rreth përgatitjes për në punë ose për dalje në mbrëmje.

Mund të relaksoheni edhe më shumë
Tregimi i fytyrës së vërtetë partnerit tuaj është krejtësisht pjesë e natyrshme e jetës së përbashkët. Ai len çorapet e pista në dysheme, kurse ju harroni të lani filxhanin tuaj të kafes. Është bukur kur mund t’i ndani “difektet” e karaktereve me partnerin tuaj pa frikë apo turp. Megjithatë, mos e teproni me sjellje të relaksuar. Vetëm për shembull, duke ndarë të njëjtën brushë dhëmbësh nga dita në ditë është krejtësisht e papranueshme.

Ju duhet privatësia
Të jetosh me dikë është gjë e shkëlqyer, por kalimi i kohës vazhdimisht me një person mund të ju shpie në “çmenduri”, veçanërisht nëse jetoni në një hapësirë të vogël. Është krejtësisht normale që të keni hobi të veçanta, apo të krijoni një orar për pushim në banesë pa praninë e ndonjë personi tjetër. Ai ndoshta do të dëshironte të shikojë futboll në qetësi, kurse ju të lexoni librin e ri.

Mungesa e ndryshimeve në jetën martesore
Të gjithë ju kan folur se martesa sjell një ndryshim të madh në jetën e të dy partnerëve, por ju jeni të tronditur se sa pak ka ndryshuar në të vërtetë. Ky fakt vlen vetëm për çiftet që kanë jetuar së bashku para martesës dhe janë mësuar të përshtaten me zakonet e njëri-tjetrit, tekat dhe rregullat e sjelljes.

Përgatituni për një mal shkresash (letrash)
Njeriu nuk do ta besonte, por rregullimi i shkresave (letrave) lidhur me ndryshimin e adresës, ose mbiemrit do të ju marrë shumë kohë. Paraprakisht rezervoni kohën e lirë, mbushuni me durim dhe filloni me zgjidhjen e nyjes administrative. Shumë kohë do të humbni edhe kur me partnerin planifikoni për të ngritur një kredi dhe blerë patundshmërinë e parë apo makinë./femra.net/

Lajme të ngjashme

Back to top button