Site icon PORTALB

SHBA, Evakuim masiv për shkak të zjarrit të pyjeve

Banorët e 2.250 shtëpive në shtetin amerikan Ajdaho janë evakuuar

Banorët e 2.250 shtëpive në shtetin amerikan Ajdaho janë evakuuar

Banorët e 2.250 shtëpive në shtetin amerikan Ajdaho janë evakuuar për shkak të zjarrit të pyjeve.

Autoritetet kumtuan se zjarri ka kapluar sipërfaqe prej mbi 400 kilometra katrorë dhe ka shkatërruar dhjetëra ndërtesa.

Nga zjarri janë të rrezikuar mbi 5.000 shtëpi dhe mbi 3.700 objekte afariste.

Sipas vlerësimit të autoriteteve lokale, zjarri mund të shkaktojë dëme prej tetë miliardë dollarë.

Exit mobile version