Samsung është kompania që duket se herë pas herë shënon suksese, këtë herë bëhet fjalë për rekordin botëror të Guinness.
Këtë rekord Samsung është munduar ta thyejë me telefonat e saj Galaxy A5 dhe A3, dhe ka pasur sukses në përpjekjen e saj për të parë se ku do të bëhet shkrepja më e madhe e fotografive selfie brenda 25 orëve.
Gara është mbajtur në Afrikën e Jugut, pas lansimit të serisë së re të telefonave të linjës Galaxy A, ku në fund të garës janë bërë 12,803 selfie me telefonat e linjës Samsung Galaxy A, apo rreth 3,000 më shumë sesa rekordi i kaluar.
Që nga dhjetori i vitit të kaluar, Galaxy A5 dhe Galaxy A3 janë në dispozicion në tregje të caktuara (hollësia e telefonave është 6.7 mm dhe 6.9 mm).