Site icon PORTALB

Tetova me ngulm kërkon të luftojë helmimin e pamëshirshëm (FOTO)

14:30 – Përfundoi protesta në Tetovë.

13:50 – Qytetarët marshojnë në bulevardin Iliria. Gjatë marshimit nëpër bulevardin iliria një numër i madh i qytetarëve janë bashkangjitur protestës duke bërë atë protestën më masive deri më tani.

13:40 – Venera Limani në emër të nënave iu drejtua qytetarëve në qendër të Tetovës duke thënë se nuk kërkojmë asgjë më shumë se të drejtën tonë për të pasur ajër të pastër.

Arianit Xhaferi ftoi edhe një herë pushtetit dhe vandalëve të tij që të ndalojnë helmimin e qytetarëve të pollogut duke akuzuar si fajtor kryesorë kryeministrin Gruevski dhe ministrat servil shqiptar me ne krye Nurhan Izairi.

13:30 – Para protestuesve foli Abdulmenaf Bexheti i cili tha se bëhet fjalë për helmimin masiv të qytetarëve dhe lufta kundër ndotjes duhet të filloj me ndalimin e ndotësit të madh jugohrom.

Kryetari i EcoGuerila Arianit Xhaferri tha se jemi këtu sërish për të protestuar për ajrin e ndotur.

Protestën e përshëndeti edhe vokalisti i Elitës 5 Arif Ziberi dhe bëri thirrje për përkrahje më të madhe të luftës kundër ajrit të ndotur.

13:00 – Në sheshin e Tetovës qindra qytetarë kanë filluar protestën kundër ndotjes së ajrit.

Me portretet në fytyrë të Ali Ahmetit, Teuta Arifit dhe Nurhan Izairit, protestuesit mbanin ne dore pankartat – ndal gjenocidit ekologjik, njësia 6 sa vota nga jugohromi, nuk vret helmi , vret injoranca jote.

Protesta kundër ndotjes në Tetovë

Exit mobile version