Site icon PORTALB

Paralajmërohen protesta masive kundër Ligjit për honorare

Një grup i honoraristëve dorëzuan sot kërkesë për informacione publike deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në shenjë revolte, si pasojë e ligjeve të reja për pagesën e tatimeve.

Artistët, gazetarët dhe honoraristët e të gjitha sektorëve thonë se ky ligj është i dëmshëm.

Paralajmërohen protesta masive kundër Ligjit për honorare

“Jemi këtu të pyesim Ministrinë se nëse punoj tre ditë si honorarist dhe paguaj tatim, a do të më mundohet sigurimi shëndetësor vetëm për ato tre ditë apo për tërë muajin”, pyet Dejan Lutovski nga Lëvizja “Lenka”.

Zdravko Savevski nga “Solidariteti” pyet se ky ligj është i dëmshëm dhe të gjithë honoraristët duhet të pyesin Ministrinë se pse e tërë kjo burokraci rreth këtij ligji, dhe çka do të ndodh me ata që nuk kanë marrë honorar për muajin janar.

Paralajmërohen protesta masive kundër Ligjit për honorare

Kryetarja e Sinikatës së Pavarur të gazetarëve dhe punëtorëve në media, Tamara Çausidis thotë se një aksion i tillë nuk është e kotë dhe deri sa përgjegjësit i injorojnë reagimet e honoraristëve, ata do të vazhdojnë të shpresojnë që një ditë do të arrijnë sukses.

Paralajmërohen protesta masive kundër Ligjit për honorare

Para Ministrisë honoraristët paralajmëruan protestë më 13 shkurt, ditë e premte, pasi që vlerësojnë se e data 13 shndërron ditën e premte në të zezë dhe pa fat,  është një shembull konkret me atë se sa është përkeqësuar situata në Maqedoni.

Exit mobile version