Site icon PORTALB

Dy gra nga Shkupi janë infektuar nga minjtë

Dy gra nga Shkupi janë shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup për shkak se janë infektuar nga minjtë.

Sëmundjen “Tularemia” e kanë fituar nga jashtëqitja i minjve që i kanë pasur pa ditur në shtëpi. Ata kanë dhimbje të mëdha dhe temperaturë të lartë dhe në Klinikën Infektive do të qëndrojnë së paku 2 javë për shërim.

Simptomat e kësaj sëmundje janë si të gripit me temperaturë të lartë dhe , dhimbje në eshtra dhe fyt.

Rasti është paraqitur edhe në Institutin për Shëndet Publik në Shkup.

Exit mobile version