Vetëm disa minuta para se të martohen, Policia ka arrestuar një çift që synonte lidhjen e një martese të rrejshme.
Joseph Iwueke nga Nigeria, donte të lidhte kurorë me sllovaken Ingrida Stojkova, në mënyrë që të qëndronte në Britani të Madhe.
Gruaja 29-vjeçare ishte shtetase britanike, ndërsa kishte pranuar këtë në këmbim të parave, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, zyrtarët e ofiçarisë, vunë re se burri 33 vjeçar lexonte fshehurazi nga shuplaka e dorës, të dhënat elementare për gruan e tij të ardhshme.
E “papërgatitur” ka qenë edhe Stojkova, që nuk ka ditur për mbiemrin dhe moshën e “burrit” të saj.
Dyshes që provuan të mashtrojnë, u janë vënë prangat dhe janë shoqëruar në Polici.