Dy nxënës shqiptarë janë sërish viktimë të dhunës barbare të huliganëve maqedonas.
Dy shqiptarët janë rrahur barbarisht nga një grup nazistësh maqedonas, sapo kanë dalë nga mësimi në shkollën e mesme “Dimitar Vlahov”, në lagjen Aerodrom të Shkupit dje pasdite.
Të afërmit e viktimave kanë rrëfyer se gjendja shëndetësore e këtyre të fundit është e rëndë, pasi ata janë rrahur me shkopinj druri.
Dhunës barbare i kishte shpëtuar një shqiptar i tretë, i cili ia kishte dalë të ikte nga prita e organizuar.